S’kam faj që sot e keni zbuluar që e kam tezak


Gazeta Express
18 Prill 2019 12:29

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur sot për punësimet në baza partiake dhe nivelin e lartë të korrupsionit në Kosovë.

Në një konferencë për media ai ka folur edhe për ekipin e tij në delegacionin për bisedimet në Bruksel, pjesë e të cilit është edhe Visar Ymeri.

Ai thotë se asnjë prej anëtarëve të delegacionit të Kosovës, nuk është paguar nga buxheti i Kosovës.

Ahmeti thotë se nuk ka faj që sot dikush e ka zbuluar se e ka djalë teze, Visar Ymerin.

“Nëse dikush sot e ka zbulu që Visar Ymerin e kam djalë të tezes atëherë nuk kam se çka me bë. Ne kemi përfunduar platformën dhe jemi duke punuar, kemi përgatitur pozicione për katër pozita të ndryshme dhe nuk duam të zbulojmë dokumentin që të na zbulojë punën që kemi përpara”, ka thënë ai nga selia e PSD-së.

Ndryshe ekipi i krijuar nga delegacioni për bisedimet me Serbinë, është cilësuar edhe si “delegacion i tezakëve”. /GazeaExpress/

Te fundit


Kthehu lart