Ahmeti kërkon kryeministër shqiptar, Zaev ia tregon derën - Gazeta Express
string(56) "ahmeti-kerkon-kryeminister-shqiptar-zaev-ia-tregon-deren"

Ahmeti kërkon kryeministër shqiptar, Zaev ia tregon derën

Gazeta Express

05/06/2020 19:37

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në 18 vjetorin e partisë ka përcaktuar synimin e radhës, që Maqedonia e Veriut të ketë kryeministrin e parë shqiptar.

“Bashkë i përcaktuam dhe i realizuam synimet tona dhe në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm për të gjithë ne, le ta përcaktojmë bashkërisht edhe qëllimin tonë të radhës që në zgjedhjet që pasojnë, të realizojmë synimin për të zgjedhur një personalitet të vlerësuar, të dëshmuar dhe të pranueshëm të cilin ose të cilën do ta përzgjedhim bashkërisht për KRYEMINISTRIN E PARË SHQIPTAR!!!” Shkroi në rrijetin social fejsbuk Ali Ahmeti, kryetar BDI.

Lexo Edhe:

Partneri aktual i Ahmetit, kreu i LSDM-së Zoran Zaev thotë se nëse BDI e ka këtë si kusht për formimin e qeverisë së ardhshme, atëherë BDI nuk do të jetë fare pjesë e kabinetit, nëse Zaev është mandatar.

“Nëse LSDM fiton në zgjedhje, unë jam kandidati për Kryetar të Qeverisë  dhe do të jem kryeministër që në mënyrë të barabartë do të luftoj për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, gjë që e kam dëshmuar në të gjitha politikat e mia gjatë viteve. Në përputhje me këtë, nëse BDI ka kusht të këtillë për koalicion për Qeverinë, atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme”, tha Zoran Zaev, kryetar LSDM.

Ndaj kërkesës së BDI-së për kryeministër shqiptar s’kanë munguar reagimet e opozitës shqiptare. Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, partner parazgjedhor i LSDM-së, e ka quajtur ide populiste dhe vetëm për përfitime të pak poenëve politik. Madje shkruan se shqiptarët në të ardhmen edhe mund të kenë kryeministër në Maqedoninë e Veriut, por ai me siguri nuk do të jetë nga radhët e BDI-së derisa kjo parti nuk po e lufton krimin dhe korrupsionin brenda saj./GazetaExpress/