Ahmeti i uron shërim të shpejtë Isa Mustafës - Gazeta Express
string(44) "ahmeti-i-uron-sherim-te-shpejte-isa-mustafes"

Ahmeti i uron shërim të shpejtë Isa Mustafës

Gazeta Express

10/07/2020 20:31

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook i ka uruar shërim të shpejtë të parit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pasi ky i fundit njoftoi se ka dalë pozitiv me Covid-19.

Ahmeti gjithashtu tha se nuk duhet t’i urohet fatkeqësia tjetrit vetëm sepse e ka kundërshtar politik.

Lexo Edhe:

Tutje, Ahmeti tha se kundërshtari politik mposhtet ndryshe, jo me dëshirë eliminimi.

Për Mustafën Ahmeti tha se i uron shërim të shpejtë.

Kujtojmë se Ahmeti kishte mposhtur Mustafën në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prishtinës në kandidaturën e parë të Ahmetit.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Ahmetit.

“Edhe për Covid edhe për Hagë nuk po mund të paramendoj se dikush mund ti uroj vdekjen apo fatkeqësi tjetër dikujt për shkak se e ka kundërshtar politik. Nuk po them se secili duhet të brengoset për shëndetin e Isa Mustafes, por mosbrengosja dallon prej urimit për më vdek prej sëmundjes. Kundërshtari mundet ndryshe, jo me dëshirë eliminimi.

Zotit Mustafa dhe të tjerëve të prekur nga virusi ju uroj shërim të shpejtë!”, shkroi Ahmeti.