Ahmetaj i shqetësuar: Vlerësojmë solidaritetin e BE, por presim që ai të materializohet - Gazeta Express
string(85) "ahmetaj-i-shqetesuar-vleresojme-solidaritetin-e-be-por-presim-qe-ai-te-materializohet"

Ahmetaj i shqetësuar: Vlerësojmë solidaritetin e BE, por presim që ai të materializohet

Gazeta Express

17/02/2020 10:54

Në prag të Konferencës së Donatorëve që do të zhvillohet sot në Bruksel, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj shpreson që shuma e mbledhur të jetë rreth 450 milionë euro.

Në një intervistë për DW, Ahmetaj shprehet i shqetësuar në lidhje me pasojat e dëmeve të tërmetit në aspektin e rritjes ekonomike.

Lexo Edhe:

Jam i shqetësuar se si do t’i japim impuls ekonomisë këto vite e si do të mënjanohen dëmet në infrastrukturë”, tha ai.

Ai ka vlerësuar solidaritetin e shteteve anëtare të BE por pret që ky solidaritet të materializohet. Ministri Ahmetaj pret që në “kombinim me grante dhe kredi të arrihet të mblidhet një ndihmë rreth 450 milionë euro” për Shqipërinë. “Për shkak të turit që ka bërë kryeministri në disa vende, për shkak të ndjeshmërisë në vendet europiane presim një shifër përafësisht të tillë”.

Ahmetaj shprehu shqetësimin e tij edhe në një intervistë për TV Klan ditën e djeshme kur tha se nëse nuk mblidhet shuma e parashikuar nga Konferenca e Donatorëve “atëherë do të gjendeshim përballë një vështirësie serioze financiare për të përballuar në kohën që ne duam gjithë pasojat e tërmetit”.