Aguero zbulon se si e ngacmoi Messin, pasi Inter Miami gjendet në vendin e fundit - Gazeta Express
string(80) "aguero-zbulon-se-si-e-ngacmoi-messin-pasi-inter-miami-gjendet-ne-vendin-e-fundit"

Futboll

Gazeta Express

09/06/2023 9:29

Aguero zbulon se si e ngacmoi Messin, pasi Inter Miami gjendet në vendin e fundit

Futboll

Gazeta Express

09/06/2023 9:29

Lionel Messi ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në klubin e Inter Miamit.

Por, ai klub aktualisht renditet i fundit në ligë dhe do ta ketë mjaft problem kualifikimin në play-off, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dhe Aguero e di se Messi do të përballet me një garë të vështirë për ta futur Miamin në sezonin pasardhës, teksa zbuloi se e ka ngacmuar pak Messin.

“Kam folur me Messin dje, i dërgova një mesazh me një pamje të renditjes së Konferencës Lindore dhe i thashë: ‘Ekipi juaj është prapa! Duhet të ngjitesh në 8/9!”, tregoi Aguero.

Messi ia ktheu duke i thënë: Duhet t’i arrijmë pozitat e play-offit.