Nga azili politik në Zvicër, Agron Tufa ka përcjellë në rrjetin social një mesazh në adresë të drejtorit të kërkimeve shkencore në akademinë e sigurisë, Xhavit Shalës, që sipas tij është një ish- sigurims i shtetit komunist.
Tufa i drejtohet me disa pyetje Shalës dhe e paralajmëron se “Partia të kap në flagrancë me zemër të pasinqertë! Dhe t’i zbraz pikë-pikë të vërtetat e tmerrshme.”
STATUSI:
Postcriptum 1: nga “Punët dhe ditët” e ish oficerit të Sigurimit, shokut Xhavit Shala, sot Drejtor i lartë i Policisë së Shtetit dhe disa pyetje të karakterit mistik për shokun Xhavit:
1. Kë/cilët do të përgjonte punëtori i zellshëm operativ, shoku Xhavit, në zyrën e “pallatit përballë”?
2. “Zyra siguron kushte normale për ruajtjen e sekretit”. – Çfarë sekreti duhej të ruhej vallë?
3. Kush/cili nga punëtorët operativë e spiunonte tjetrin – Niko Subashi Xhavit Shalën apo Xhaviti Nikon? Ndoshta të dy ndësjelltësisht? Ndoshta asnjëri?
4. A i përdor ende punëtori i partishëm operativ i Sigurimit ish bp-të e tij nga Elbasani, për të shkruar e përhapur skenarë nëpër shtypin shqiptar kundër armiqve të Sigurimit dhe Rilindjes? Cilët janë pseudonimet e tyre? Shënim: Kujdes me përgjigjet! Partia të kap në flagrancë me zemër të pasinqertë! Dhe t’i zbraz pikë-pikë të vërtetat e tmerrshme. Të pashterrshme!