Agon Ramadani caktohet trajner i Kombëtares A në futsall - Gazeta Express
string(56) "agon-ramadani-caktohet-trajner-i-kombetares-a-ne-futsall"

Futboll

Gazeta Express

03/02/2023 13:46

Agon Ramadani caktohet trajner i Kombëtares A në futsall

Futboll

Gazeta Express

03/02/2023 13:46

Agon Ramadani, ish-futbollist i njohur i futsallit ka marrë drejtimin e kombëtares A.

Ai u përzgjodh sot të pasonte Arben Simitçiun i cili u shkarkua nga kjo pozitë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, Getart Hyseni ka marr pozitën e ndihmëstrajnerit.

“Falë kontributit të dhënë si ndihmës trajner në kombëtaren A, i pari i FFK-së e emëroi Agon Ramadanin përzgjedhës të ri. Ai në këtë pozitë e pason Arben Simitçiun me të cilin kishin punuar bashkë tash e disa vite, ndërkaq Getart Hysenin e angazhoi si ndihmës trajner, duke e bërë pjesë të ekipit Kombëtar në futsall”, thuhej në njoftimin e FFK-së.