Kryeministri Kurti kërkon hetime ndaj presidentit Thaçi - Gazeta Express
string(55) "kryeministri-kurti-kerkon-hetime-ndaj-presidentit-thaci"

Gazeta Express

26/02/2020 11:53

Kryeministri Kurti kërkon hetime ndaj presidentit Thaçi

Gazeta Express

26/02/2020 11:53

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, hetime për presidentin e vendit, Hashim Thaçi, lidhur me një marrëveshje që ai si kryeministër e kishte nënshkruar me sekretarin e përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, raporton Gazeta Express.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate që e nisën për media nga Qeveria e Kosovës.

Lexo Edhe:

Ai ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi hetime lidhur me këtë marrëveshje.

“Për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm, dua të jem sa më i qartë: Unë, si kryeministër, nuk shpreh asnjë qëndrim për ose kundër marrëveshjes sekrete, për sa i përket përmbajtjes së saj. Unë, si kryeministër, e kuptoj dhe e vlerësoj thellësisht rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s për sigurimin e plotë të integritetit territorial të Republikës dhe të qytetarëve të saj. Dhe unë, si kryeministër, i garantoj Kuvendit, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës se nuk do të ndërmarr asnjë hap që do të rrezikonte këtë aleancë të domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, thuhet në shkresën e kryeministrit Kurti. /Express/