AGK shpreh shqetësim për tentim-hyrjen me dhunë në zyrat e “Botapress” - Gazeta Express
string(68) "agk-shpreh-shqetesim-per-tentim-hyrjen-me-dhune-ne-zyrat-e-botapress"

AGK shpreh shqetësim për tentim-hyrjen me dhunë në zyrat e “Botapress”

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 19:56

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar të premten se një person i panjohur ka tentuar të futet me dhunë në zyrat e portalit online “Botapress”.

AGK shpreh shqetësim për këtë akt ndaj kësaj medie, dhe fton Policinë e Kosovës që ta hetojë me prioritet rastin, në mënyrë që gazetarët të kenë ambient të sigurt të punës.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, AGK-ja pret që Policia të zbardhë edhe motivet prapa një tentimi të tillë. /Telegrafi/