Agjenti shqiptar dominon “merkaton”, këtë herë me Pjanicin e Sanen - Gazeta Express
string(63) "agjenti-shqiptar-dominon-merkaton-kete-here-me-pjanicin-e-sanen"

Agjenti shqiptar dominon “merkaton”, këtë herë me Pjanicin e Sanen

Gazeta Express

03/07/2020 14:54

Agjenti shqiptar nga Tetova, Fali Ramadani, ka qenë ndër protoganistët në këtë afat kalimtar të verës, duke goditur me transferimet e lojtarëve Miralem Pjanic dhe Leroy Sane.

Verën e kaluar, Fali Ramadani bëri emër me transferimin e sulmuesit serb Luka Jovic nga Eintracht Frankfurti në Real Madrid. Ndërsa, këtë verë ai e ka vazhduar punën e tij, përkundër problemeve të sjella shkaku i krizës së koronavirusit.

Lexo Edhe:

Tetovari është bërë protagonist i “merkatos” së verës deri më tani, pasi që pasi brenda disa ditëve mbyll dy lëvizje gjigante. Është pikërisht Fali Ramadani agjenti që qëndron pas transferimeve të Miralem Pjaniç dhe Leroy Sane.

Fillimisht mbylli me sukses kalimin e boshnjakut nga Juventusi te Barcelona, ndërsa të enjten u zyrtarizua ‘bomba’ e rradhës kur reprezentuesi gjerman Leroy Sane nga Manchester City kaloi te Bayerni i Munihut.

Duke qëndruar larg vëmendjes së mediave, Ramadani nuk ka mungur të shmangte mediat gjermane që ekanë ‘kapur’ në ‘aksion’ kur në shoqëri të Sanes e bashkëpunëtorëve të tij ishin ulur të drekonin në një restaurant në Munih, pas mbylljes me sukses të marrëveshjes me Bayernin. /Gazeta Express/