Agjenti i Coutinhos në Barcelonë, derisa saga për Neymar vazhdon


Gazeta Express
14 Gusht 2019 18:51

Braziliani është lidhur me një kalim këtë verë me dy skuadrat spanjolle që janë në kërkim të tij

Përfaqësuesit e Philippe Coutinhos kanë arritur në Barcelonë për të vazhduar negociatat që rrethojnë largimin e brazilianit nga Katalunia.

Giuliano Bertolucci, ka arritur në Barcelonë të mërkurën në mëngjes për të diskutuar largimin potencial të mesfushorit.

Udhëtimi i tij në Spanjë vjen pas largimit nga Franca ku ai kishte pasur takim me përfaqësuesit e Paris Saint-Germain dhe mandej do të udhëton në Lisbonë ku do të këtë negociata me skuadrën braziliane te Flamengos për të ardhmen e klientit të tij në Mario Balotelli.

E ardhmja e Coutinhos është shqetësimi më i madh i agjentit për momentit, por besohet se ai i ka dy mundësi në tavolinë për lojtarin. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart