Mbi 1 mijë e 600 tiketa trafiku të shqiptuara për 24 orë - Gazeta Express
string(56) "mbi-1-mije-e-600-tiketa-trafiku-te-shqiptuara-per-24-ore"

Mbi 1 mijë e 600 tiketa trafiku të shqiptuara për 24 orë

Gazeta Express

26/02/2020 9:04

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 621 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit gjatë 24 orëve të fundit.

Fatmirësisht gjatë këtyre orëve në rrugët e Kosovës nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 11 aksidente ishin me të lënduar, kurse 25 tjera vetëm me dëme materiale.

Lexo Edhe:

Policia arrestoi 22 persona, ku 11 prej tyre pas intervistimit kanë mbetur në mbajtje, ndërsa 4 janë dërguar në vuajtje të dënimit.