Gattuso: Barcelona mezi na gudulisi - Gazeta Express
string(34) "gattuso-barcelona-mezi-na-gudulisi"

Gazeta Express

26/02/2020 9:06

Gattuso: Barcelona mezi na gudulisi

Gazeta Express

26/02/2020 9:06

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, tha se Barcelona “mezi e gudulisi” skuadrën italiane gjatë barazimit me rezultat 1:1 në San Paolo, duke shtuar se Napoli ishte shumë më mbresëlënës me paraqitjen e vet të martën.

Barcelona e nxori një barazim me rezultat 1:1 në ndeshjen kundër klubit të Serisë A në stadiumin San Paolo të martën, falë golit të shënuar gjatë pjesës së dytë nga Antoine Griezmann, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi francez arriti ta barazojë rezultatin e kësaj ndeshjeje pas golit të shënuar nga Dries Mertens për Napolin gjatë pjesës së parë.

Napoli – i disiplinuar dhe kompakt në fazën e mbrojtjes – nuk arriti ta shfrytëzojë një paraqitje nën nivelin e dëshiruar të Lionel Messit dhe Barcelonës në San Paolo, pasi që e mori vetëm një barazim.

“Që kur ka ardhur Quique Setien, ata në mënyrë sistematike i kanë shtyrë pesë ose gjashtë lojtarë në sulm. Ata nuk është që vetëm pasojnë dhe kjo është e gjitha”, tha Gattuso për Sky Sport Italia.

“Ata të detyrojnë ty të mbrohesh shumë dhe ne u detyruam të luajmë në atë mënyrë pasi që nëse do të kishim lënë hapësira në mbrojtje, ata do të mundë të na kishin lënduar me të vërtetë”.

“Ata mezi na gërvishtën sonte, pothuajse s’e patën as një goditje të vetme brenda kuadratit të portës. Mund të kishim qëndruar aty tërë natën dhe ata s’do të kishin shënuar, por ne pësuam gol pas një gabimi të tmerrshëm. Ata s’na lënduan, mezi na gudulisën”. /Gazeta Express/