Agjencia Teknike Operative thotë se mund të jenë ndjekur komunikimet në rastin “Reket”


Gazeta Express
19 Korrik 2019 16:12

Drejtori i agjencionit taktiko-operativ, ATO, Zoran Angelovski ka zbuluar se në rastin “Reket”, agjencioni ka ndjekur komunikimet dhe ka dëgjuar bisedat e të dyshuarve.

Edhe pse kërkesat për ndjekje të komunikimeve ATO i merr me identitet të fshehur, sigurisht është ndjekur edhe ndonjë numër telefoni i tyre.

Ai këtë e ka deklaruar pas vizitës së tij në komisionin e Qeverisë për mbikëqyrje të komunikimeve. Kryetari Emil Dimitriev ka deklaruar se për momentin janë përgjuar 159 numra të telefonit, shkruan Alsat, transmeton Gazeta Express.

Për të gjithë, komisioni ka konfirmuar se ATO-ja posedon urdhëresa të rregullta nga gjykata./GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart