Agim Veliu te varri i Rugovës: Po e presim përgjigjen e VV-së, e kemi bërë ofertën tonë - Gazeta Express
string(84) "agim-veliu-te-varri-i-rugoves-po-e-presim-pergjigjen-e-vvse-e-kemi-bere-oferten-tone"

Gazeta Express

21/01/2020 10:40

Agim Veliu te varri i Rugovës: Po e presim përgjigjen e VV-së, e kemi bërë ofertën tonë

Gazeta Express

21/01/2020 10:40

Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu, ka deklaruar sot se oferta e tyre për Vetëvendosjen është e qartë dhe se janë duke pritur që të deklarohen nga partia e udhëhequr nga Albin Kurti, raporton Gazeta Express.

Veliu ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të kryesisë nuk do të ketë diçka lëvizje sa i përket ndryshimit të qëndrimit për koalicion.

Lexo Edhe:

“Ne kemi dhënë ofertën tonë dhe jemi në pritje që LV-ja të deklarohet përndryshe diçka tjetër nuk kemi. Është çështje e kryesisë sot nuk e di çka do të vendosë kryesia. Oferta jonë është ajo çka është dhënë, është parimore, sigurisht që edhe kryesia e LDK-së do të qëndrojë aty”, thotë nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Veliu këto komente i ka bërë në 14-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, pasi që me një pjesë të partisë kanë bërë homazhe te varri i tij.

“E kujtojmë arkitektin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës me të cilin bota demokratike gati dy dekada e personifikoi Kosovën”, thotë Veliu.

I pyetur për marrëveshjen që të nisin fluturimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit, Veliu thotë para mediave që e përkrahin çdo lëvizje që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Po çdo lëvizje pozitive që çon ka normalizimi i marrëdhënieve me fqinjët ne e vlerësojmë si pozitive dhe sigurisht që ne kontribuojmë në këtë çështje”, deklaroi nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës. /GazetaExpress/

Zyrtarët e LDK-së homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova