Agim Veliu ftohet në Berlin nga ambasadori Grenell, a do të bindet tash për koalicionin me VV-në - Gazeta Express
string(94) "agim-veliu-ftohet-ne-berlin-nga-ambasadori-grenell-a-do-te-bindet-tash-per-koalicionin-me-vvne"

Agim Veliu ftohet në Berlin nga ambasadori Grenell, a do të bindet tash për koalicionin me VV-në

Gazeta Express

03/01/2020 12:41

Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Skënder Hyseni janë takuar sot në Berlin me përfaqësuesin special të presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell.

Në këtë takim, Grenell ka kërkuar që të hiqet taksa dhe të merren vendime të cilat mundësojnë avancimin në dialogun me Serbinë.

Lexo Edhe:

Përveç tjerash delegacioni i LDK-së ka njoftuar për zhvillimet rreth koalicionit, ndërkohë mbetet të shihet nëse Agim Veliu është bindur nga Grenell për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje me LVV-në.

Kjo vizitë e delegacionit të LDK-së në Berlin vjen tre ditë para 6 janarit, datë kjo kur Kurti ka vendosur të takohet me presidentin Hashim Thaçi rreth caktimit të mandatarit. Mbetet të shihet nëse LDK-ja do të lëvizë nga pozicionet pas kësaj vizite në Berlin dhe nëse Kurti do t’i shkojë Thaçit me 61 nënshkrime për koalicionin.

Njofitmi i plotë i LDK-së:

I Dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump, Ambasadori Richard Grenell, u takua sot në Berlin me delegacionin e LDK-së në përbërje të Agim Veliut, nënkryetar i LDK-së dhe Avdullah Hotit e Skender Hysenit, anëtarë të Kryesisë së LDK-së.

Gjatë bisedës, Ambasadori Grenell inkurajoi delegacionin e LDK-së që të ruajë përkushtimin për rend dhe ligj dhe të marrë vendime të cilat e avancojnë dialogun me Serbinë.

Ambasadori Grenell, po ashtu, kërkoi nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të përqendrohet në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune për popullin e Kosovës.

Delegacioni i LDK-së e njoftoi Ambasadorin Grenell për përpjekjet që po bëhen për të arritur një marrëveshje për formimin e Qeverisë.