“Agim Kajmaku po i fshihet drejtësisë greke”, Basha akuza të tjera për kryebashkiakun e Vorës: E di dhe Rama


Gazeta Express
25 Gusht 2019 12:06

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sot një video ku ka hedhur akuza të reja mbi kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakun.

Në një reagim në Facebook, Basha shkuan se Agim Kajmaku ka falsifikuar formularin e dekriminlizimit dhe për këtë gjë duhet të largohet nga detyra që mban dhe të merret i pandehur.  Më tej ai shton se kreu i Bashkisë së Vorës ka mbështetjen e Edi Ramës, prandaj nuk po e liron zyrën e tij.  

Ai duhet të përballet edhe me drejtësinë greke të cilës i është fshehur prej vitesh! Por sërish Edi Rama e mbron Jorgo Kajmakun nga zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit, me anë të prokurorisë së korruptuar dhe politizuar”, shkruan Basha.

REAGIMI I PLOTË

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka kapur dhunshëm çdo pushtet me ndihmën e një bandë kriminelësh e hajdutësh me të cilët vjedh Shqipërinë. Njëlloj si me Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit! Hajduti Psiqik e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën.

Por Edi Rama, përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 Qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke. Jorgo Kajmaku duhet të largohet dhe të merret menjëherë i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit dhe ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij. Ai duhet të përballet edhe me drejtësinë greke të cilës i është fshehur prej vitesh! Por sërish Edi Rama e mbron Jorgo Kajmakun nga zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit, me anë të prokurorisë së korruptuar dhe politizuar.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik #RamaIk #ShqipëriaSiEuropa

Pak ditë më parë, Partia Demorkatike i dërgoi një letër Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkonte verifikimin e figurës së kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakut. Sipas PD ka dyshime se Kajmaku është dënuar në Greqi dhe ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit. Ndërkohë, ka reaguar dhe vet numri një i Vorës duke thënë se ai s’ka asnjë dënim dhe do vijojë punën në bashki.

Te fundit


Kthehu lart