Agim Bahtiri nuk është i vetmi në LVV që ka probleme bazike në lexim - Gazeta Express
string(68) "agim-bahtiri-nuk-eshte-i-vetem-ne-lvv-qe-ka-probleme-bazike-ne-lexim"

Lajme

Gazeta Express

13/10/2021 13:53

Agim Bahtiri nuk është i vetmi në LVV që ka probleme bazike në lexim

Lajme

Gazeta Express

13/10/2021 13:53

Kandidati për kryetar të Kamenicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Kadri Rahimaj është bërë viral në rrjete sociale pas një huqje që ka bërë.

Rahimaj ka qenë i ftuar së bashku me kundërkandidatët tjerë në një debat televiziv, teksa gjatë debatiti i njëjti e ka përdorur gabimisht fjalën “i paqartë”.

Lexo Edhe:

“Ndryshe e thotë në vendim ndryshe e thotë para publikut, nuk është i paqartë, nuk është i sigurt edhe në atë që e bën”, thotë Rahimaj.

Moderatori disa herë tenton ta përmirësojë, por Rahimaj përgjigjet prapë njësoj duke thënë “nuk është i paqartë”.

Përsëri moderatori tenton t’i tregojë se shprehja: “nuk është i paqartë” i bie që është i qartë, por kandidati për kryetar vazhdon të thotë se nuk është i paqartë.

Qytetarë të shumtë janë tallur edhe me kryetarin aktual të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin i cili ka probleme bazike në lexim të fjalëve

Video: RTK