Agim Bahtiri lutet pak teksa vihet gurthemeli i një xhamie në Mitrovicë


Gazeta Express
12 Korrik 2019 13:15

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka vënë sot gurthemelin e xhamisë në fshatin Shupkovc.

Si një besimtar i devotshëm, Bahtiri ka bërë dua para gurthemelit, para se të bëjë hapin e parë në nisjen e punimeve.

 “Me iniciativë të qytetarëve dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, sot kemi vënë gurthemelin e xhamisë në fshatin Shupkovc, e cila do të sjellë vetëm paqe dhe harmoni për banorët e këtij fshati.

Xhamitë janë vende ku mësohet drejtësia, dashuria, mëshira dhe respekti, andaj ndërtimi i secilës xhami që është e nevojshme duhet të mbështetet” shkruan Bahtiri në njoftim

Te fundit


Kthehu lart