Agim Bahtiri i kthen maturantët nga Shqipëria, shkak tërmetet


Gazeta Express
22 Shtator 2019 12:45

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se pas tërmeteve të një pas njëshme të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, komuna ka marrë vendim për kthimin e parakohshëm të gjimnazistëve që ndodheshin atje për vizitë.

Ai ka treguar se gjatë gjithë kohës ka qenë në kontakt me stafin arsimor që e ka udhëhequr vizitën.

“Megjithatë, në fund kemi marrë vendim për kthimin e tyre në Mitrovicë, me ç’rast iu shprehu keqardhje nxënësve tanë, por që kjo është bërë për sigurinë e tyre. Fatmirësisht, asnjë nxënës nuk ka pësuar kurrfarë dëmi”.

“Qytetarëve të Shqipërisë të lënduar nga dridhjet e tokës, iu urojmë shërim të shpejt dhe lutem që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë”.

Te fundit


Kthehu lart