Agim Ademi takohet me ministren Dumoshi, bisedohet për stadiumet në Kosovë - Gazeta Express
string(73) "agim-ademi-takohet-me-ministren-dumoshi-bisedohet-per-stadiumet-ne-kosove"

Gazeta Express

19/02/2020 19:32

Agim Ademi takohet me ministren Dumoshi, bisedohet për stadiumet në Kosovë

Gazeta Express

19/02/2020 19:32

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu janë pritur sot nga ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi.

 Krerët e FFK-së e kanë përgëzuar ministren Dumoshi në emërimin e saj në krye të MKRS-së, duke i uruar punë të mbarë, derisa gjatë këtij takimi u diskutuan zhvillimet në futbollin e Kosovës si dhe vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve.

Lexo Edhe:

Ministrja Dumoshi tha se është e interesuar që të zhvillojë sportin me anë të projekteve të natyrave të ndryshme, të cilat kanë një rëndësi të veçantë për avancimin e mëtejmë të futbollit të Kosovës, teksa përgëzojë krerët e FFK-së për punën e mirë që kanë bërë dhe për sukseset e arritura të Kombëtares, të cilat theksoi se kanë bërë krenar tërë popullin.

Presidenti Agim Ademi e falënderoi ministren Dumoshi për pritjen dhe gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar dhe ndihmuar futbollin në Kosovë. Tutje Ademi theksoi se angazhimi i përbashkët për realizimin e plotë të projekteve infrastrukturore sportive i shërben avancimit të futbollit kosovar dhe ngritjes së cilësisë së tij.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mbështetjen e MKRS-së për infrastrukturën sportive, me theks të veçantë për vazhdimin e projektit të 6 stadiumeve, teksa ministrja Dumoshi e përgëzoj presidentin Ademi për punën e shkëlqyeshme dhe e admiroj atë për projektin e 100 fushave stërvitore në Kosovë. Po ashtu, ajo i dha përkrahje të plotë realizimit të planprogramit të presidentit Ademi dhe KE të FFK-së.

Pjesë e diskutimit ishte edhe rrjedha e garave në liga dhe në garat e kupës, si dhe përgatitjet që po bëhen për ndeshjen e shumëpritur në gjysmëfinale të “play-off”-it të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut, që do të zhvillohet më 26 mars në Shkup.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe drejtuesit e grupit të tifozëve “Dardanët”.