Agim Ademi merr përkrahje nga UEFA


Gazeta Express
11 Korrik 2019 16:03

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, po qëndrojnë në selinë e UEFA-s me ftesë të drejtorit të federatave kombëtare, Zoran Lakovic, ku dje dhe sot kanë zhvilluar takime të shumta për realizimin e projekteve të reja në kuadër të strategjisë së re.

Gjatë këtyre takimeve me zyrtarët e UEFA-s u diskutuan projektet me prioritet për FFK-në, me ç’rast u mor përkrahja e plotë për këto projekte, njofton Federata e Futbollit të Kosovës, përcjell Gazeta Express.

Po ashtu, zyrtarët e UEFA-s u njoftuan për gjendjen aktuale në FFK, me ç’rast ata u informuan për gjithçka që ka ndodhur kohët e fundit.

Përveç shqetësimit të tyre për rastin që ka ndodhë, zyrtarët e UEFA-s u zotuan se presidenti i FFK-së dhe Komiteti Ekzekutiv e kanë përkrahjen e vazhdueshme dhe e presin verdiktin e fundit të drejtësisë, duke shpresuar që çështja do të zgjidhet drejtë, në mënyrë që FFK-ja të vazhdojë rrugën e saj të suksesit. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart