Afro 40,000 qytetarë shkarkuan për vetëm 6 ditë, platformën qeverisëse të Kryetarit Agim Aliu - Gazeta Express
string(91) "afro-40000-qytetare-shkarkuan-per-vetem-6-dite-platformen-qeverisese-te-kryetarit-agim-aliu"

Afro 40,000 qytetarë shkarkuan për vetëm 6 ditë, platformën qeverisëse të Kryetarit Agim Aliu

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

15/10/2021 15:26

Platforma qeverisëse në formë elektronike e Kryetarit aktual dhe njëherit kandidatit për Kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, po shpërndahet masivisht në mesin e qytetarëve të Ferizajt.

Me formën e re elektronike, ku vetëm me skanimin e kodit, mund të shkarkohet platforma elektronike, qasje kjo për qytetarët fare e shpejtë dhe e lehtë. Janë plot 37,521 qytetarë që brenda 6 dite kanë shkarkuar këtë platformë qeverisëse.

Këtë njoftim e dha vet Kryetari Aliu i cili i emocionuar u shpreh: “Mbresëlënëse, jam thellë i emocionuar..për vetëm 6 ditë, 37,521 qytetarë tashmë kanë shkarkuar platformën time qeverisëse në formën elektronike, duke dhënë edhe mijëra komente përkrahëse e sugjeruese. Këtë të dhënë sapo mora nga ekipet ndihmëse të fushatës sime. Faleminderit ferizajas, që aq zëshëm po shpreheni të vendosur, për vizionin tonë, për Ferizajn që duam!”