Afro 1.000 zyrtarëve do t’iu verifikohet pasuria e deklaruar


Gazeta Express
3 Gusht 2019 20:02

Janë afër 5 mijë zyrtarë publikë të kategorive të ndryshme që Ligji i obligon për deklarim të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Muaj më vonë, ky institucion ka nisur një proces tjetër.

20% e këtyre zyrtarëve po i nënshtrohen verifikimit të plotë  të pasurisë së deklaruar.

Shefi i divizionit për deklarim të pasurisë në AKK, Agron Behrami thote se jo vetëm të zgjedhurit me short, por edhe rastet e dyshimta verifikohen nga ta.

E rezultatet e këtij procesi pritet të shihen tek në fund të këtij viti.

Për ata që deklarojnë rrejshëm pasurinë, Ligji parasheh edhe ndjekje penale.

Por, shoqëria civile nuk shprehet e kënaqur me rezultatet e këtij institucioni dhe verifikimin e pasurisë së zyrtarëve.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë e Lëvizjes FOL thotë se zyrtarët publikë shpesh kanë deklarime kundërthënëse të pasurisë.

Demolli-Nimani tregon se platforma e lansuar nga kjo organizatë, për krahasimin e pasurisë së zyrtarëve publikë ndër vite, u shoqërua me kundështime nga disa politikanë.

Pasurinë sivjet nuk e deklaruan me kohë mbi 50 zyrtarë institucionalë.

Te fundit


Kthehu lart