Afrim Gashi takohet me ambasadorin italian në Shkup, Karlo Romeo


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 15:41

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Skender Rexhepi – Zejdi, sot kanë realizuar takim me ambasadorin italian në Shkup, Karlo Romeo.

Në këtë takim u bisedua për situatën politike në vend, zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit dhe procesit euro-atlantik të vendit drejt NATO-s dhe reformave të BE-së, shkruan Zhurnal, transmeton Gazeta Express.

Ambasadori italian, Romeo, e falënderoi kryetarin Gashi për angazhimin dhe konstruktivitetin e Alternativës, në proceset euro-atlantike të vendit.

Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që edhe në të ardhmen të ketë takime të këtilla miqësore.

Te fundit


Kthehu lart