Afganistani vendos t'i lirojë 400 talibanë, hapet rruga për bisedimet e paqes - Gazeta Express
string(75) "afganistani-vendos-ti-liroje-400-talibane-hapet-rruga-per-bisedimet-e-paqes"

Afganistani vendos t’i lirojë 400 talibanë, hapet rruga për bisedimet e paqes

Gazeta Express

09/08/2020 9:56

Asambleja afgane, e njohur si Loya Jirga, të dielën e ka miratuar lirimin nga burgu të 400 të burgosurve talibanë, duke e hapur rrugën për fillimin e negociatave të paqes në vendin e rrënuar nga lufta.

“Me qëllim të largimit të një pengese, të fillimit të procesit të paqes dhe të përfundimit të gjakderdhjes, Loya Jirga e miraton lirimin e 400 talibanëve”, thuhet në deklaratë.

Lexo Edhe:

Qeveria afgane e organizoi mbledhjen e kësaj asambleje të premten për të vendosur rreth fatit të qindra të burgosurve talibanë, për të cilët grupi i tyre këmbëngulte që të liroheshin para se të hynin në bisedimet e paqes me qeverinë.

Në shkurt të këtij viti, talibanët nënshkruan një marrëveshje të rrallë me Shtetet e Bashkuara, me të cilën zotoheshin se do t’i pakësojnë sulmet me kusht që trupat amerikane të largohen nga Afganistani.

Një përfaqësues special i Shteteve të Bashkuara është duke bërë përpjekje që palët e konfliktit në Afganistan të arrijnë marrëveshje përfundimtare për ndarjen e pushtetit. Negociatat më parë janë zhvilluar në Katar.