Afganistani kërkon shpjegime nga ShBA’ja për deklaratën e Trump që tha se do i fshinte nga Toka


Gazeta Express
23 Korrik 2019 21:05

Afganistani ka kërkuar nga Shetet e Bashkuara të Amerikës që të qartësojë komentet e bëra e presidenti Donald Trump, që tha se “do fshinte nga faqja e Tokës” nëse do dëshironte të fitonte luftën.

“Shteti afgan nuk lejon dhe nuk do të lejojë asnjëherë që një fuqi e huaj të determinoj fatin e saj” ka thënë Sedik Sediki, zëdhënës i presidencës së Afganistanit.

“Duke marrë parasysh marrëdhëniet tona me ShBA’në, qeveria e Republikës Islamike të Afganistanit kërkon qartësim të deklaratave të presidentit amerikan”

Trump të hënën tha se do të përfundonte një luftë të mundshme me Afganistanin brenda një jave, por që do i kushtonte vendit miliona jetë dhe do të fshinte atë nga faqja e Tokës.

“Nëse do dëshironim të luftonim me Afganistanin dhe të fitojmë, unë mund të fitoja luftën brenda një jave. Vetëm se unë nuk dua të vras 10 milionë njerëz”, kishte thënë Trump./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart