Afganistan: Prindërit shesin fëmijët dhe veshkat për të ushqyer familjet e uritura - Gazeta Express
string(81) "afganistan-prinderit-shesin-femijet-dhe-veshkat-per-te-ushqyer-familjet-e-uritura"

Afganistan: Prindërit shesin fëmijët dhe veshkat për të ushqyer familjet e uritura

Lajme

Gazeta Express

27/01/2022 18:53

Pas tërheqjes së forcave perëndimore nga Afganistani vitin e kaluar, regjimi taliban mori pushtetin, ndërkohë që vendi po përballet me një varfëri ekstreme.

Sipas mediave të huaja, disa prindër po shesin veshkat e tyre, në mënyrë që të marrin shuma monetare për të ushqyer familjet e tyre.

Lexo Edhe:

Mësohet se tre vëllezër dhe dy motrat e tyre shitën organet e tyre për rreth dy mijë euro  për të ushqyer familjet e tyre.

Ndërkohë javë më parë mediat kanë raportuar se prindërit kanë shitur dhe fëmijët e tyre për shkak të kushteve ekstreme të varfërisë.

Ndërkohë nga ana tjetër mjekët kanë thënë se nuk kanë as mjete spitalore për pacientët të cilët i nënshtrohen operimeve të tilla.