Afër 900 raste të reja me Covid-19 vetëm në Prishtinë
Lajme
Gazeta Express
19/01/2022 15:21
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 2,050 raste të reja me virusin Covid-19, shkruan Gazeta Express.
Vetëm në Prishtinë 825 raste të reja me
Covid-19.
Pas kryeqytetit, më shumë raste të reja u
konfirmuan në Mitrovicë (196), Pejë (123), Gjakovë (108), Vushtrri (92),
Prizren (92), Klinë (91) e kështu me radhë.
Në ndërkohë gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, teksa janë shëruar 462 persona.