Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar për fluturimet e planifikuara deri në fund të këtij muaji, raporton Express
Përmes një postimi në faqen zyrtare, ANP-ja ka bërë me dije se gjatë kësaj jave do të realizohen tri fluturime. Nesër do të realizohen dy fluturime, njëri për në Zurich e tjetri për në Milano, derisa më 30 maj është planifikuar një fluturim për në Dusseldorf.
“Vëmendje: për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për ndryshime eventuale të fluturimeve, si dhe për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencitë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express