Aeroplani i ushtrisë amerikane rrëzohet mbi një shtëpi, vdesin dy persona - Gazeta Express
string(72) "aeroplani-i-ushtrise-amerikane-rrezohet-mbi-nje-shtepi-vdesin-dy-persona"

Aeroplani i ushtrisë amerikane rrëzohet mbi një shtëpi, vdesin dy persona

Gazeta Express

24/10/2020 11:09

Një aeroplan trajnues i forcave detare amerikane, i cili ishte nisur në fluturim nga Florida, u rrëzua të premten në një lagje të Alabamas, afër bregdetit amerikan të Gjirit të Meksikës, duke i lënë të vdekur dy anëtarët e ekuipazhit.

Lajmin për vdekjen e këtyre dy personave e konfirmoi zëdhënësi i forcave ajrore, Zach Harrell, i cili tha se nuk ka pasur të lënduar apo të vdekur të tjerë në tokë, përpos dy personve që ndodheshin në aeroplanin e vogël.

Lexo Edhe:

Komandanti lokal i zjarrfikësve, Joey Darby, tha se zjarrfikësit janë përballur me vëllim të madh të zjarrit në një shtëpi dhe disa vetura të përfshira nga flakët në vendin ku ndodhi aksidenti, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Aksidenti ndodhi afër qytezës Magnolia Springs, në një lagje me popullsi të dendur, por fatmirësisht nuk kishte viktima në mesin e banorëve. Gjatë shuarjes së zjarrit nuk është lënduar asnjë zjarrfikës.

Policia lokale tha se Departamenti i Mbrojtjes dhe forcat detare do të zhvillojnë hetime rreth shkaqeve të aksidentit.