Aeroplani hibrid, pa zhurmë, në qarkullim nga viti 2025


Gazeta Express
29 Mars 2019 20:18

Një aeroplanë hibrid i prodhuar në Britani të Madhe mund të i dërgojë njerëzit në destincaione të shkurtra në vitin 2025.

Koncepti, i cili pritet të bëhet realitet do të jetë në gjendje të bëjë udhëtimin prej Londrës deri në Manchester për 42 minuta, shumë më shpejt për më pak së një orë, shkruan Daily Mail, raporton Gazeta Express.

Kompania e fluturimeve, “Faradair” zbuloi se dëshirojnë të bëjnë aeroplanët më të mirë për mjedisin që në vitin 2014.

Tani ata kanë zbuluar planet për një aeroplan shumë të qetë me vetëm 18 ulëse, që do përbëhet nga një trup i karbonit dhe i dizajnuar për të bërë udhëtime të shkurta.

Avioni do të marrë energjinë nga një motor biodiesel më 1600 kuajfuqi që do punojë përkrahë baterive që do e qojnë shpejtësinë e aeroplanit deri në 230 milje për orë.

Ngritja dhe aterimi do dominohen nga një motor elektrik, si dhe motori me bateria që do jenë fuqia dominante përgjatë fluturakes, si dhe do marrë energjinë për bateritë nga panelet solare.

Inxhinierët që po punojnë në këtë projekt thonë që po mundohen që të mbajnë zhurmën e aeroplanit ndër 60 decibel, e njëjtë me nivelin e muzikës në prapavijë gjatë kohës së një bisede të zakonshme.

Një aeroplan privat i zakonshëm që përdoret nga linjat ajrore, krijojnë deri në 140 decibel zhurmë. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart