Piloti i një aeroplani luftarak amerikan të tipit F-35 është larguar nga ky mjet në mënyrë emergjente, pasi aeroplani u përplas në aeroplanmbajtësen “USS Carl Vinson” në Detin Jugor të Kinës, duke lënë shtatë të lënduar, njoftoi të hënën Flota e Paqësorit e ShBA-së.
Piloti ishte duke kryer fluturim rutinor, kur ndodhi përplasja. Piloti u largua nga aeroplani dhe ndodhet në gjendje stabile, thuhet në njoftim.
Gjashtë persona të tjerë, të cilët ndodheshin në aeroplanmbajtëse, pësuan lëndime. Tre prej tyre kërkuan evakuim dhe u dërguan në një qendër mjekësore në Filipine, ku ndodhen në gjendje stabile. Tre të tjerë janë trajtuar në vendin e ngjarjes dhe janë liruar, shkruan CNN, përcjell Gazeta Express.
Autoritetet janë duke e hetuar shkaktarin e aksidentit. Zëdhënësi i Flotës së Shtatë Detare në Japoni, Mark Langford, tha të martën se ndikimi i këtij rasti në aeroplanmbajtëse është sipërfaqësor dhe se ajo i ka vazhduar operacionet normale.
Ndryshe, disa versione të aeroplanit F-35 përdoren edhe nga aleatët dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara, përfshirë Japoninë, Korenë Jugore, Britaninë e Madhe, Australinë, Italinë, Norvegjinë, Holandën dhe Izraelin.
Samsung një ndër brendet më të njohura në botën e teknologjisë, sjell një promovim shumë tërheqës me paketë dhuratash...