Aduriz e barazon Messin, 15 sezone me radhë duke shënuar në La Liga


Gazeta Express
17 Gusht 2019 12:52

Aduriz ia ka dhuruar fitoren mbrëmë Bilbaos, duke shënuar një gol të bukur kundër Barcelonës në minutat e fundit të takimit.

Ai realizoi për 1-0 dhe golin e tri pikëve në minutën e 89’, pak pasi u inkuadrua në lojë. Aduriz shënoi në mënyrë akrobatike, një ndër golat më të mirë në karrierë.

Sipas “OptaJose”, ky është sezoni i 15 me radhë që 38-vjeçari shënon në La Liga, duke e barazuar Lionel Messin – të vetmit në histori që e kanë arritur këtë në Spanjë.

Megjithatë, sapo Messi të rikthehet nga lëndimi dhe të shënojë në sezonin 2019/20, 10-shi i Barçës do të bëhet sërish futbollisti i vetëm në histori që shënon më shumë sezone të njëpasnjëshme në La Liga. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart