Adriatik Kelmendi reagon pas sulmeve të Ramës e Qosjes ndaj Gazetës Express - Gazeta Express
string(75) "adriatik-kelmendi-reagon-pas-sulmeve-te-rames-e-qosjes-ndaj-gazetes-express"

Adriatik Kelmendi reagon pas sulmeve të Ramës e Qosjes ndaj Gazetës Express

Gazeta Express

18/02/2020 18:10

Gazetari Adriarik Kelmendi, ka reaguar pas sulmeve që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe shkrimtari Rexhep Qosja, i kanë bërë ndaj Gazetës Express dhe Televizionit 7, për shkak të raportimeve kritike të dy mediumeve ndaj pushtetit të Ramës.

Shkrimtari Rexhep Qosja dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë sulmuar sot Gazetën Express dhe Televizionin 7, duke i akuzuar që po punojnë kundër Shqipërisë, për shkak të qasjes kritike ndaj kryeministrit Rama për shkak të përkrahjes që ai ia ka bërë ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe për idetë e tjera të tij me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

Lexo Edhe:

Gazetari Kelmendi shkruan se propaganda më e keqe është konstatimi “i atyre” që thonë se mediat në Kosovë po punojnë kundër Shqipërisë.

“Ata që thonë se gazetarë dhe media në Kosovë bëjnë propagandë kundër Shqipërisë s’di si s’e kuptojnë se propaganda më e keqe ndaj Shqipërisë është pikërisht një konstatim i tillë. Media në Kosovë është më e lira në rajon. Aty ka raportim, ka edhe mendim. Edhe për Shqipërinë. Kaq!”, ka shkruar Kelmendi në Tëitter. 

Ndryshe, Qosja sot ka dalë me një postim ku sulmon Expressin dhe T7’shin për urrejtje ndaj Shqipërisë. Kjo i ka pëlqyer shumë kryeministrit Rama, i cili më pas e ka publikuar në profilin e tij, duke i thënë Qosjes “hallall” për shkimin.

Rama njihet për qasjen e tij armiqësore ndaj mediave në Shqipëri, të cilat për kryeministrin e Shqipërisë janë ‘kazan’.

Shqipëria me pushtetin e Ramës vazhdon të bie në renditje për nga liria e shprehjes së lirë. /Express/