Adrenalina në maksimum, të hidhesh nga ura e xhamit në 260 metra lartësi - Gazeta Express
string(71) "adrenalina-ne-maksimum-te-hidhesh-nga-ura-e-xhamit-ne-260-metra-lartesi"

Adrenalina në maksimum, të hidhesh nga ura e xhamit në 260 metra lartësi

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 13:14

Kina ka ditur më së miri vitet e fundit të përfitojë nga turizmi. Dhe për këtë të fundit ka qenë gjithnjë aktive me iniciativa interesante.

Këtë herë, në provincën Hubei të Kinës, autoritetet kanë menduar që të vënë në përdorim edhe urën e xhamit, 260 metra të lartë.

Lexo Edhe:

Turistët vendas dhe të huaj do të paguajnë tashmë, jo vetëm për një shëtitje dhe foto mbi urë, por edhe për t’u hedhur prej saj.

Mund të hidhesh i lidhur me litar mbi kanionin e madh të Kinës nga ura e xhamit, e shpallur tashmë pjesë e UNESCO-s.

Kjo iniciative për turistët e guximshëm nisi në fund të vitit 2020, por u harrua shumë shpejt për shkak të pandemisë.