Adhurim Demi: Njerëzit që e shikojnë “Çka ka shpija”, janë të ulët artistikisht, prandaj u largova - Gazeta Express
string(94) "adhurim-demi-njerezit-qe-e-shikojne-cka-ka-shpija-jane-te-ulet-artistikisht-prandaj-u-largovaa"

Gazeta Express

27/05/2020 13:26

Adhurim Demi: Njerëzit që e shikojnë “Çka ka shpija”, janë të ulët artistikisht, prandaj u largova

Gazeta Express

27/05/2020 13:26

Pas këshilltarit të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Luan Dalipi i cili e quajti serialin “Çka ka shpija” degjenerues, pati reagime të shumta edhe nga komuniteti artistik.

Reagim kishte edhe nga protagonisti dhe skenaristi i serialit, Naser Rafuna i cili kërkoi nga Dalipi që të mos e kritikojë artin.

Lexo Edhe:

Pas kësaj përmes një statusi në Facebook, reagoi aktori i njohur,  Nëntor Fetiu, e këtij të fundit i doli në mbrojtje edhe aktori tjetër, Adhurim Demi.

Adhurimi që më parë ishte pjesë e serialit  “Çka ka shpija” tha se njerëzit që e shikojnë këtë serial janë të ulët artistikisht, prandaj kjo ishte një prej arsyeve pse ai u largua.