Adem Grabovci në përkrahje të prokurores së kërcënuar, kërkon të ndiqen kërcënuesit - Gazeta Express
string(82) "adem-grabovci-ne-perkrahje-te-prokurores-se-kercenuar-kerkon-te-ndiqen-kercenuesit"

Adem Grabovci në përkrahje të prokurores së kërcënuar, kërkon të ndiqen kërcënuesit

Gazeta Express

11/01/2020 15:33

I dyshuari kryesor i aferës korruptive “Pronto”, Adem Grabovci ka kërkuar që organet e drejtësisë të vihen në lëvizje ndaj kërcënuesve të prokurores Drita Hajdari.

Grabovci përmes Facebook-ut ka shkruar se çdo formë e kërcënimit ndaj zyrtarëve të drejtësisë është e papranueshme.

Lexo Edhe:

“Është e papranueshme çdo formë e kërcënimit apo fyerje në drejtim të zyrtarëve të drejtësisë. I ftoj organet e relevante që raste të tilla të jenë prioritet dhe të zbulojnë akterët dhe t’i sjellin para drejtësisë”, ka shkruar Grabovci.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari ka deklaruar se ka pranuar kërcënime serioze sot. Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetimet, raporton Express.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi i ka thënë Gazetës Express se prokuroria Hajdari sot është paraqitur në stacion policor për të raportuar një rast kërcënimi dhe se e njejta është duke u intervistuar.

“Mund të konfirmojmë se e njëjta sot është paraqitur në stacion policor, për ta raportuar një rast, për të cilin është duke u intervistuar. Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente”, ka thënë Krasniqi.

Kurse deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e nominuara për ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka quajtur të papranueshme kërcënimet ndaj përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë, derisa ka thënë se të tilla duhet dënuar.