Adelina Ismajli kujton Ibrahim Rugovën me këtë fotografi - Gazeta Express
string(56) "adelina-ismajli-kujton-ibrahim-rugoven-me-kete-fotografi"

Adelina Ismajli kujton Ibrahim Rugovën me këtë fotografi

Gazeta Express

21/01/2020 15:39

Edhe këngëtarja Adelina Ismajli nuk kishte se si të mos e përkujtonte idhullin e saj në këtë përvjetor të vdekjes së tij.

So janë bërë 14 vjet prej kur është ndarë nga jeta Presidenti historik i Kosovës dhe jo vetëm personazhe të politikës kanë kujtuar atë në përvjetorin e vdekjes së tij, por edhe fytyra të shoubizit e kanë kujtuar me disa postime.

Lexo Edhe:

Këngëtarja Adelina Ismaili që haptazi ka shprehur simpatinë e saj për Lidhjen Demokratike të Kosovës ka ndarë një fotografi të Ibrahim Rugovës në profilin e saj në Instagram.

E jo foto është pikërisht nga postimi i Vjosa Osmanit që ka bërë për Rugovën, kështu Adelina duke e ndarë me ndjekësit e saj, dhe ka etiketuar postimin e Osmanit për të treguar se ajo pajtohet me fjalët që kandidatja për kryeministre ka thënë për Presidentin e ndjerë./Gazeta Express/

View this post on Instagram

Në katërmbëdhjetë vjetorin e vdekjes së udhëheqësit dhe themeluesit të Kosovës së pavarur e moderne, Presidentit Ibrahim Rugova, më shumë se kurrë kemi nevojë të mësojmë prej urtësisë së tij politike, së pari, për të ndërtuar ura të brendshme, dhe pastaj, për t’i mirëmbajtë dhe riparuar urat me miqtë tanë ndërkombëtarë. Rugova, sa qe gjallë, na ka mësuar se me miq mund të sendërtohet çdo aspiratë, kurse pa ta, e ardhmja e vendit tonë është e mjegullt. Po ashtu, Rugova na ka lënë testamentin e përhershëm të nevojës për bashkëpunim të brendshëm pa të cilin nuk mund të konsolidojmë shtetin tonë, si dhe domosdonë që të përcjellim rrugën e vullnetin që qytetarët tanë të urtë e të durueshëm e trasojnë për ne, nëpërmjet votës së tyre. E sot, vlerat e veprimtarisë së Presidentit historik janë të domosdoshme, sidomos në këto ditë të vështira, kur vendi ynë është para vendimeve të rëndësishme politike, që lidhen me zhvillimet e brendshme dhe të jashtme. Në këto ditë të acarta, figura e urtë e tij, na ndihmon që të tejkalojmë vetveten dhe mosdurimin për njëri-tjetrin, drejt bashkimit për interesat e përgjithshme të vendit dhe në respekt të plotë të vullnetit qytetar. I përhershëm kujtimi për Presidentin dhe njeriun e madh të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova!

A post shared by Vjosa Osmani (@vjosa.osmani) on