Adelina Grainca e PDK’së premton 10 bursa për studentet vajza: Do t’i ndaj nga gjysma e pagës - Gazeta Express
string(90) "adelina-grainca-e-pdkse-premton-10-bursa-per-studentet-vajza-do-ti-ndaj-nga-gjysma-e-pages"

Adelina Grainca e PDK’së premton 10 bursa për studentet vajza: Do t’i ndaj nga gjysma e pagës

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

12/02/2021 20:40

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Adelina Grainca, ka premtuar 10 bursa për studentet vajza.

Këto bursa, Grainca ka thënë se do t’i ndajë nga gjysma e pagës së saj, përcjell Periskopi.

“Do të angazhohem që t’i inkurajojë vajzat që të marrin sa më shumë pjesë në procesin e shkollimit, dhe për krijimin e kushteve në tregun e punës. Për këtë ̈ do ta ndajë gjysmën e pagës sime si deputete për të siguruar mundësinë financiare për vajzat që të shkojnë në fakultet. Brenda vitit do të financojë 10 bursa për vajzat studente”, ka shkruar Grainca në Facebook.

10 bursa për studentet vajza nga gjysma e pagës sime Do të angazhohem që t’i inkurajojë vajzat që të marrin sa…

Posted by Adelina Grainca on Friday, February 12, 2021