Adebayor lavdëron Mourinhon: Është trajneri më i mirë në histori - Gazeta Express
string(63) "adebayor-lavderon-mourinhon-eshte-trajneri-me-i-mire-ne-histori"

Gazeta Express

04/08/2020 14:26

Adebayor lavdëron Mourinhon: Është trajneri më i mirë në histori

Gazeta Express

04/08/2020 14:26

Emmanuel Adebayor e ka cilësuar Jose Mourinhon si trajnerin më të mirë në histori të futbollit, duke e arsyetuar këtë pretendimet me sukseset e portugezit në çdo vend ku ka shkuar.

I vetëshpalluri “The Special One” (shqip: “I veçanti”) bëri emër pasi arriti ta fitojë trofeun e ligës portugeze dhe Ligës së Kampionëve me Porton, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Më vonë në karrierën e tij, Mourinho shijoi suksese në Premierligë me Chelsean, para se ta fitonte një tripletë historike me gjigantin e Serisë A, Inter. Pas Interit, Mourinho shijoi suksese edhe në La Liga me Real Madridit, para se të kthehej në Chelsea.

Pasi e ngriti sërish Chelsean në krye, Mourinho i fitoi tre trofe, mirëpo jo garat më prestigjioze, me skuadrën e Manchester Unitedit. Tani, ai po tenton t’i përsëritë sukseset e kaluara të karrierës në Tottenham, ndërsa Adebayor e konsideron atë të përsosur për këtë punë.

“Unë e dua Mourinhon, ne e kishim një marrëdhënie të mrekullueshme dhe ai ishte personi që më solli në Madrid, edhe pse s’e kishte të lehtë të gjente vend për mua në skuadër”, ka thënë Adebayor.

“E vetmja trofe që e kam fituar me Real Madridin ishte me të si trajner. Tani ai është në Tottenham dhe unë i uroj atij shumë fat”.

“Ai është trajneri më i mirë në histori të futbollit”. /Gazeta Express/