Aciditeti i urinës mund të dëmtojë eshtrat, nyjat, zemrën dhe veshkat - Gazeta Express
string(67) "aciditeti-i-urines-mund-te-demtoje-eshtrat-nyjat-zemren-dhe-veshkat"

Aciditeti i urinës mund të dëmtojë eshtrat, nyjat, zemrën dhe veshkat

Gazeta Express

28/05/2020 7:32

Me rastin e tretjes së ushqimit formohet aciditeti e urinës në organizëm – bashkim organik në bazë purine

Nëse është e pranishme në sasi të vogël, ai mbron funksionimin e sistemit nervor dhe të disa pjesëve të trurit. Mirëpo kur është me tepricë ndodhin dëmtime të indeve të nyjave, stomakut, mëlçisë, zhvillon artritin dhe sëmundje të tjera.

Lexo Edhe:

Nëse arrihet deri te niveli i lartë i aciditetit urinar në trup, ushqimi është ai që ndihmon që parametrat të kthehen në normale.

Perimet dhe pemët e dobishme nuk përmbajnë purinë, andaj shpejt përmirësojnë gjendjen e artritit, hipertensionit dhe sëmundjeve të veshkave, transmeton Telegrafi.

Cili është rreziku nga aciditeti urinar?

Me rastin e tretjes së aciditetit proteinik apo të paushqyeshmërisë, sasia e madhe e aciditetit urinar akumulohet në organizëm. Zakonisht tajitet me urinë dhe jashtëqitje, por me tepricë, një pjesë e bashkimit të purinës shtresohet në nyja.

Ky është një ndër shkaktarët e artritit, gurëve në veshka, hipertensionit arterial.

Shkaktarët kryesorë të krijimit të tepricës së aciditetit urinar janë:

▪ Teprica e kilogramëve;

▪ Ushqimi i keq,

▪ Përdorimi i ëmbëlsirave të shumta,

▪ Alkoolizmi;

▪ Efektet anësore të diuretikëve.

Ushqimi i cili rregullon aciditetin urinar:

Për fillim hiqni dorë nga mishi i tymosur, cilindo lloj të mishit të kuq, pijeve me gaz dhe të ëmbla, alkoolit etj.

Faza e dytë është përfshirja e supës me perime në ushqim, e cila eliminon aktivisht tepricën e aciditetit urinar.

Artikujt për eliminimin e aciditetit urinar:

▪ Qepa, hudhra, qepujkat, preshi,

▪ Artiçoka,

▪ Kungulli i artë,

▪ Selino,

▪ Karota,

▪ Qershia.

Konsumimi i perimeve është rregull kryesor dhe themelor për të gjithë personat të cilët kanë problem me aciditetin urinar.

Falë fibrave dhe antioksidantëve, eliminohen bashkimet e dëmshme, shkatërrohen kristalet, pengohen sëmundjet e nyjave dhe e enëve të gjakut.