Abuzimi seksual me të miturën, avokatja: E pafalshme heshtja e ministres së Arsimit! - Gazeta Express
string(81) "abuzimi-seksual-me-te-mituren-avokatja-e-pafalshme-heshtja-e-ministres-se-arsimit"

Gazeta Express

01/06/2020 21:25

Abuzimi seksual me të miturën, avokatja: E pafalshme heshtja e ministres së Arsimit!

Gazeta Express

01/06/2020 21:25

Avokatja Denisa Daka foli në lidhje me përdhunimin e minorenes nga roja i një shkolle dhe disa adoleshentë.

Daka u shpreh se ka edhe një ligj të posaçëm në lidhje me arsimin parauniversitar dhe u cakton autoriteteve detyrimin për të mbrojtur fëmijët nga të gjitha format e dhunës.

Lexo Edhe:

Po ashtu, ajo shtoi se dhe ka një ligj të caktuar që i detyron organet e qeverisjes vendore për të caktuar roje publike në shkolla, por ata janë vendosur përtej cdo kriteri të arsyeshëm, duke mos u parë personaliteti i tyre.

“Ka edhe një ligj të posaçëm në lidhje me arsimin parauniversitar dhe u cakton autoriteteve detyrimin për të mbrojtur fëmijët nga të gjitha format e dhunës, dhe ka një ligj të caktuar që i detyron organet e qeverisjes vendore për të caktuar roje publike në shkolla, por ata janë vendosur përtej çdo kriteri të arsyeshëm, duke mos u parë personaliteti i tyre në shumë raste dhe kanë sjellë një dëm të madh në publik.

Prindërit nuk kanë më sigurinë dhe jemi të shqetësuar nga e gjitha kjo që po ndodh. Unë e konsideroj të pafalshme heshtjen e ministres së Arsimit, e drejtorisë vendore arsimore, e kryetarit të parlamentit, e deputetëve përkatës.

Moskallëzimi i krimit cilësohet vepër penale. Askush nga mësuesi, prindërit apo fqinjët nuk e dinë se është vepër penale. Kjo ka qenë domosdoshmëri kahera që të futet edukimi ligjor dhe seksual në shkolla”, tha avokatja në Ora News.