ABT përforcon edhe Crossoverin e vogël sportiv të Audisë


Gazeta Express
30 Qershor 2019 18:05

Crossoveri më i vogël i Audisë, Q2, edhe vitin e kaluar është trajtuar nga kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, ndërsa tani e njëjta kompani ka modifikuar edhe versionin sporti të tij – SQ2.

Standard, Audi SQ2 është me kapacitet prej 221 kW/300 kuajfuqi ndërsa ABT atë e ka përforcuar në 257 kW/350 kuajfuqi. Tani, ky SQ2 shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 4,6 sekonda dhe atë maksimale deri në 263 km/h.

ABT Sportsline, po ashtu, për këtë Crossover sportiv ka zgjedhur amortizatorët e modifikuar si dhe set të ri të rrotave nga alumini – nga 18 deri 20-inç dhe në dispozicion me shumë ngjyra.

Kjo paketë për përforcimin e këtij Audi SQ2, kushton 2.580 euro (pa shpenzimet e instalimit) ndërsa çmimet për rrotat e reja sillen nga 2.650 deri në 4.500 euro.

Te fundit


Kthehu lart