Abelard Tahiri thotë se PDK prej fillimit ka dashur të shkojë e vetme në zgjedhje


Gazeta Express
2 Shtator 2019 21:09

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Tahiri ndër të tjera ka thënë se subjekti të cilit i takon prej fillimit kishte synim të garonte e vetme në zgjedhjet e ardhshme.

“PDK prej fillimit ka dashur të shkojë e vetme në zgjedhje”, ka thënë ministri në detyrë i Drejtësisë.

PDK nuk ka lidhur koalicion parazgjedhor me asnjë parti tjetër. Ajo sot u morr vesh me Lëvizjen për Bashkim që të kenë disa anëtarë të këtij subjekti në listën e PDK’së për zgjedhje.

PDK ka plot 12 vite që është pjesë e kabineteve qeverisëse në Republikën e Kosovës./Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart