I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ndarë në Facebook disa fotografi ku shihet bashkë me vajzën e tij. Në postimin ai ka bërë të ditur se të dy janë ngjitur në Bjeshkët e Lumbardhit, në 2100 metra lartësi.
Abdixhiku ka shkruar se këto shtigje vajza e tij mësoi diçka që nuk shkruhet në libra por që trashëgohet nëpër rrugët e bjeshkëve.
Postimi:
Unë dhe Rozi.
Në Bjeshkët e Lumbardhit; 2100 metra lartësi.
Mes madhështisë së Alpeve Shqiptare dhe hijes së historisë që mbartin këto anë, ndaluam rrugës pranë dy gurëve të thjeshtë varresh. Sipas banorëve vendas, aty prehen dy ballistë, pa emër, të rënë në vitin 1945, në betejë me forcat malazeze. E djathta ka histori.
Në ato shtigje të larta, Rozi nisi të mësonte diçka që nuk shkruhet në libra – por që trashëgohet nëpër rrugët e bjeshkëve dhe hapat e vegjël të një fëmije që po mëson të dojë vendin e vet. I thonë atdhedashuri.