Abdixhiku tregon a do të kandidojë për kryetar të Prishtinës - Gazeta Express
string(60) "abdixhiku-tregon-a-do-te-kandidoje-per-kryetar-te-prishtines"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2021 22:12

Abdixhiku tregon a do të kandidojë për kryetar të Prishtinës

Lajme

Gazeta Express

16/03/2021 22:12

Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur rreth zgjedhjeve lokale në vend. Abdixhiku mes tjerash foli edhe për mundësinë e kandidimit për kryetar të Prishtinës.

Ai në Pressing të T7 tha se nuk do të jetë kandidat për të parin e kryeqytetit pasi detyra e tij e vetme tani është të merret me LDK dhe nuk mund të merret me Prishtinën.

Lexo Edhe:

“Në momentin që kam vendos me qenë kryetar i LDK-së e kam kuptuar që s’do të jem kandidat për Prishtinë. Jam i përkushtuar vetëm për LDK dhe s’kam detyrë tjetër. Detyra ime është që të merrem me LDK-në. Kjo është detyra ime e vetme, misioni im i vetëm. S’mund të mirrem me qytet, do ta doja shumë, si dëshirë, por është e tejkaluar”, tha Abdixhiku.