Abdixhiku: Test mocion para shtatorit, LDK’ja e VV’ja duhet ta marrin qeverinë


Gazeta Express
11 Korrik 2019 23:51

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia e tij duhet ta udhëheqë vendin.

Ai ka thënë se pjesë e qeverisë së ardhshme të vendit duhet të jetë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Është momentumi që, 20 vjet pas çlirimit të Kosovës, të jenë në front LDK’ja dhe VV’ja”, është shprehur ai në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

Ai ka thënë se, “përkundër dallimeve” që kanë këto dy parti, ato duhet të bëhen bashkë.

“Një aleancë e tillë do të ringjallte sado pak shpresat në Kosovë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Deputeti i LDK’së ka thënë se opozita mund të dalë me një “test mocion” kundër qeverisë së Ramush Haradinajt para shtatorit. /Express/

Te fundit


Kthehu lart