Lumir Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së, askush kundër - Gazeta Express
string(37) "abdixhiku-rizgjidhet-kryetar-i-ldk-se"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2023 15:41

Lumir Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së, askush kundër

Lajme

Gazeta Express

19/11/2023 15:41

Lumir Abdixhiku është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Në Kuvendin e 10-të Zgjedhor, Abdixhiku siguroi drejtimin e patisë më të vjetër në vend edhe për katër vjet.

Lexo Edhe:

333 delegatët e LDK-së prezentë votuan unanimisht që Abixhiku ta drejtojë edhe më tutje partinë. S’pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Ai ishte kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së në këto zgjedhje të brendshme.

Abdixhiku foli në Kuvendin Zgjedhor për punën e tij prej dy vjet e gjysmë si kryetar i LDK-së. 333 delegatëve iu tha se ata kanë marrë “detyrën e delegimit të kësaj përgjegjësie drejt organeve të reja të partisë, për t’i dhënë prirje e orientim jo vetëm Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe gjithë Republikës së Kosovës”.

Ai tha se me të në krye, LDK ka arritur ta bëjë “rrugën e ringritjes së madhe”.

“Së bashku kemi arritur ta bëjmë rrugën e ringritjes sonë të madhe, atë që e kërkonim të gjithë, atë që besonim se do ta gjenim të gjithë. E gjetëm sepse kemi ecur drejt, na gjeti sepse kemi ecur mbarë”, tha Abdixhiku.

“Dy vite e gjysmë më parë, ne u gjendëm para një sfide të pazakontë për ne”, tha ai, duke përmendur rezultatin më të dobët historik që LDK-ja e mori në zgjedhjet e vitit 2021.