Abdixhiku: Po të mos ishte karantina do të kishim shpërthim të pandemisë - Gazeta Express
string(71) "abdixhiku-po-te-mos-ishte-karantina-do-te-kishim-shperthim-te-pandemise"

Abdixhiku: Po të mos ishte karantina do të kishim shpërthim të pandemisë

Gazeta Express

05/04/2020 22:20

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, ka folur për karantinën e vendosur nga Qeveria e Kosovës në Qendrën Studentore në Prishtinë

Abdixhiku njoftoi se aty janë vendosur 500 persona, dhe 200 prej tyre kanë dalë negativ nga koronavirusi.

Lexo Edhe:

Ai tha se po të mos ishte kjo garantë mund të kishte shpërthim të pandemisë.

Shkrimi i plotë i Abdixhikut në Facebook:

Kushtet në Karantinë mund të mos ishin nga më të mirat, ditët e para mund të kishin qenë edhe të vështira – mësuam në vështirësi – por karantinimi po funksionon.

Mbi 500 qyretarë tanë janë vendosur aty. Janë ushqyer, përkujdesur e trajtuar me kapacitetet e një shteti që aq sa ka jep – por jep gjithçka. Janë testuar dyqind prej tyre, të gjithë janë liruar për në shtëpi. Qindra të tjerë do të kthehen gradualisht e do të vendosen aty njëtrajtësisht.

Të testuarit pozitiv, 3 sosh, për shkak të karantinimit nuk kanë kontaktuar askënd. As brenda as jashtë. Sa për krahasim, vetëm një qytetar pozitiv në një qytezë Kosove ka nisur zinxhirin pozitiv tek mbi 50 të tjerë. Pa karantinë do të kishim shpërthim. Me karantinë kemi edhe kontrollë edhe kthim në shtëpi.

Për këtë duhet falenderuar të gjithë. Qytetarët që me durim qëndrojnë aty; por mbi të gjitha shërbyesit e qendrës, të shëndetësisë, policët, ushtarët e vullnetarët që kanë bërë të vlejë i gjithë ky angazhim.